TË FUNDIT

Osmani: Mos bini pre e konspiracioneve të Vuçiç

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se askush në Kosovë nuk duhet të ndikohet nga ato që ajo i quan konspiracionet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Osmani përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se LDK ka ndërtuar dhe insistuar për parimin se kushdo që i fiton zgjedhjet propozon edhe kryeministrin.

Ajo ka akuzuar presidentin serb se po përpiqet dhe investon në prishjen e partneritetit LDK-VV.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin. LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit. Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë. Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat