Qeveria britanike nuk mund të paraqesë sërish për votim para deputetëve marrëveshjen e Brexit pa sjellë ndryshme substanciale, njoftoi sot presidenti i Dhomës së Komuneve, John Bercow.
Kryeministrja, Theresa May kishte njoftuar qëllimin e saj për të riparaqitur deri të mërkurën Traktatin e tërheqjes të negociuar me Brukselin, që ishte hedhur poshtë javën e fundit nga deputetët.
“Nëse qeveria kërkon të paraqesë një propozim të ri që nuk është i njëjti ose substancialisht i njëjti (nga ai që u kundërshtua), atëherë gjithçka është në rregull”, theksoi presidenti i Dhomës.

