fbpx

Pacientët në ambulanca para Infektivit, sqaron Skënder Brataj

Capturefasf.jpg

Situata e krijuar tek spitali Infektiv, Covid 1, ku kohët e fundit shihen radhë autoambulancash dhe pacientë brenda tyre që presin të shtrohen në spital u sqarua sot në konferencën për shtyp të Komitetit të Ekspertëve.

“Procesi është dinamik dhe vlerësimi i përditshëm, ndaj edhe sot po kalojmë në masat e mesme, për shkak të rritjes së rasteve. Numrat dhe shifrat flasin për një rritje në muajin e fundit.

Kohët e fundit në media është vënë alarmi që ka shumë ambulanca dhe nuk ka shtretër. Është normale që të sëmurët të trajtohen edhe në ambulancë, pasi ambulancat janë si minispitale. Ka ndodhur që mbaron oksigjeni, por edhe ai zëvendësohet. Kjo ndodh që të vlerësohet”, tha Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303