Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack ka reaguar për situatën politike në Shqipëri, ndërsa kërkon llogari për kërkesat e raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckeinstein, i cili sipas saj dyshohet se ka bërë thirrje që kandidatët e PD-së të pranojnë mandatet e djegura nga selia blu.
#knufleckenstein sollte es wahr sein, dass ein #mep dieses Namens versuchte, Nachrücker auf der DP liste zur Annahme des Mandats im #albanischenParlament zu bewegen, dann ist das ein nicht akzeptabler Vorgang im Dienste der soz. Regierung und muss vom EP gerügt werden.
— Doris Pack (@pack_doris) March 5, 2019
Ajo kërkon që Parlamenti Europian të marrë masa për të qortuar Fleckenistein, ndërsa shton se kjo kërkesë është e papranueshme pasi favorizon qeverinë socialiste.
“Nëse e vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshëm në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Evropian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan ajo në “Twitter”.

