fbpx

Padia kundër Voltana Ademit, vjen reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës

voltana_ademi.jpg

Edhe pse e infektuar me Covid-19 dhe e izoluar në shtëpi, Voltana Ademi ka reaguar për padinë kundër saj. Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka ngritur një padi ndaj kryebashkiakes për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Mirëpo, Ademi shprehet se do lexojë me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit.

“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.

Meqënëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim”,- shprehet ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303