Pakistani arreston kryeministrin për korrupsion

Pakistani klasifikohet si një nga shtetet me korrupsion të lartë, por Zyra Kombëtare për Luftë kundër Korrupsionit (NAB) po lëviz duke goditur figurat kryesore të politikës.

I fundit është ish-kryeministri Shahid Khaqan Abbasi, i cili është arrestuar për akuzën e korrupsionit. Bëhet fjalë për një abuzim gjatë importit të gazit natyror nga Katari prej vitit 2013 deri në vitin 2017, periudhë gjatë të cilës Abbasi ishte ministër i Naftës dhe Resurseve Natyrore. Tenderi për importin arrinte në vlerën 1.2 milionë euro.

Abbasi është kryeministri i dytë i Pakistanit, pas Nawaz Sharif, që arrestohet për akuzën e korrupsionit. NAB ka goditur edhe ish-presidentin Asif Zardari, i cili ndodhet në paraburgim për akuzën e pastrimit të parave.