Pakot me kokainë po shfaqen në breg të detit

pako-me-kokaine.jpg

Gjatë muajve të kaluar, shumë pako me kokainë me vlerë miliona dollarëshe janë gjetur nëpër pjesë të ndryshme të bregdetit lindor të Filipineve.

Në incidentin më të fundit, shtatë pako me kokainë u gjetën mbi ujë afër plazhit në provincën Quezon të dielën.

Në muajin maj, 39 pako të tilla me vlerë prej më shumë se katër milionë dollarësh u gjetën nga peshkatarë.

Policia e Filipineve ka thënë se është e mundur që kjo sasi e kokainës të jetë përgatitur për tregun e Australisë, sepse atje ka kërkesa të mëdha për këtë lloj droge.

Të dielën, një familje që kishte dalë për piknik në Muaban i gjeti katër pako me drogë në bregdet. Pasi nxorën nga uji dhe patën dyshime për to, shitësi i peshqve, Ruel Perez, e thirri menjëherë policinë.

Përmbajtja e këtyre pakove është ende në procesin e hetimeve, por policia ka thënë se nëse ato janë të mbushura me kokainë, vlera e tyre shkon deri në 680 mijë dollar.

Kjo sasi është e vogël në krahasim me pakot tjera që u gjetën në shkurt, kur brenda një jave u gjet kokainë me vlerë 472 milionë pesos Filipinas, shkruan “BBC”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303