TË FUNDIT

Palmer: Kosova e Serbia të caktojnë parametrat e dialogut

Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar se i takon Kosovës dhe Serbisë që të përshtatin parametrat mbi të cilët dialogojnë.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer për euobserver gjatë të hënës në Bruksel, teksa është pyetur për planin e shumë diskutuar e kundërshtuar të korrigjimit të kufijve.

Palmer ka shtuar se SHBA, mbështet Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një mënyrë të rikthimit në dialog ku do të diskutoheshin të gjitha shqetësimit dhe do të gjendej një rrugë drejt normalizimit të raporteve, që sipas tij do të kishte njohjen reciproke në qendër.

“Ajo çfarë ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tavolinën e negociatave, duke i vendosur shqetësimet për të gjitha çështjet në tavolinë, dhe për të gjetur një shteg përpara drejt normalizimit të raporteve të tyre, që në mënyrë ideale do të kishte njohjen reciproke në qendër”, ka shtuar ndër të tjera Matthew Palmer.

Ai ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të shohin njohjen reciproke Kosovë-Serbi si rezultat të procesit të negociatave.

“Në do të donim të shihnim njohje reciproke mes të Serbisë dhe Kosovës si rezultat të procesit”, ka deklaruar Palmer.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat