Pamje +18/ Del videoja e masakrimit të shqiptarit në burgun grek

greqi-770x433.png

Një video e rëndë, skena dhune, grushte në bark, në një vend që dëshiron të quhet i civilizuar, shkruan tanea.gr. Ky është një video dokument i një krimi horror në burgun grek të Korydhalos, i cili tregon vrasjen e një të burgosuri shqiptar.

Në video shfaqet dhuna midis të burgosurve në korridoret e burgut, ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku humbi jetën shqiptari Albert Bako, 37 vjeç. Shqiptari ecën nëpër korridor dhe sulmohet nga dy të burgosur të tjerë.

Oficerët e burgut duken të paaftë për të ndërhyrë dhe nuk bëjnë thuajse asgjë. Në fund të videos viktima duket në një barelë dhe transferohet në spitalin e burgut.

Një situatë që të kujton Meksikën dhe Kolumbinë. Gazeta greke “TaNea”, shkruan se muajt e fundit në Koridhalo kanë ndodhur rreth 10 përplasje të përgjakshme, 26 vdekje të dënuarish për shkaqe të ndryshme dhe dhjetëra plagosje, disa prej të cilëve shqiptarë.

Albert Bako sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos në Greqi nga burgu i Hania kur u vra nga të dënuar të tjerë. Transferimi i tij ishte marrë vesh nga disa anëtarë të një bande rivale, të cilët e futën në kurth dhe e vranë.

Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku i konfliktit ishte një kërcimtare.

Gjithashtu ai është përfshirë edhe në vrasjen e avokatit grek Jorgos Antonopoulos, me porosi të një personi të tretë për një çështje korruptive.

Bako pritej të dilte përpara gjykatës për vrasjen e avokatit grek Mihali Zafiropoulos, pasi për këtë cështje ai dyshohej si porositës i krimit. BW

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303