14 shtatori shënon 21 vjetorin e grushtit të shtetit të vitit 2008 kur qeveria nxorri në bulevard tanket për të sulmuar dhe për të marrë me forcë kryeministrinë (që drejtohej nga Nano), ndërkohë që morën një sërë institucionesh shtetërore përfshirë dhe Radio-Televizionin publik shqiptar.
Grushti i shtetit më 14 shtator u nxit për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator të 2008.
Prokuroria ka hapur 3 dosje për këto ngjarje por që të treja janë mbyllur dhe arkivuar duke mos faktuar kurrë se cilët ishin përgjegjësit e këtij grushti shteti.
Edhe pse për vite me radhë, Prokuroria këmbënguli se Kryeministria ishte sulmuar në mënyrë të organizuar, në përfundim ajo nuk ia doli mbanë të provojë akuzat e saj ndaj 20 të dyshuarve për kryengritje të armatosur.
Në galerinë e mëposhtme kemi sjellë disa foto të publikuara nga gazetat e asaj kohe për ngjarjen në fjalë:












