Pandeli Majko flet nga SHBA për ndarjen e Kosovës

0AC482E5-8F73-49A3-B88F-ADDD708D674F_w1023_r1_s-770x433.png

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ ai ka komentuar edhe negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe diskutimet për ndarjen e Kosovës.

Majko tha se shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufijve është një lloj autoriteti që i takon elitës politike në Prishtinë.

“Unë pres marrëveshje, siç edhe dy ambasadorët e respektuar kishin nënvizuar, të zbatueshme. Për idenë e shkëmbimit të territoreve, idenë e korrigjimit të kufijve, ide të çuditshme që kanë qarkulluar mbi dhe nën tavolinë, sinqerisht kam qenë i rezervuar. I rezervuar për një fakt shumë të thjeshtë: ky është një lloj autoriteti apo autorizimi që i takon elitës politike të Prishtinës”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303