Pandemia dhe situata ekonomike, Guvernatori Sejko ngre alarmin dhe tregon detaje tronditëse

Screenshot_3-2.jpg

Situata ekonomike në vend e krijuar nga pandemia e rëndë e koronavirusit ka krijuar shumë probleme sociale.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës ka ngritur alarmin.

Ai është shprehur se ekonomia e Shqipërisë ka pësuar një tkurrje prej 2.5%.

Sejko tha se ekonomia jonë është prekur në nivel mikro dhe makro, duke filluar që nga të ardhurat personale e familjare, të cilat kanë pësuar tkurrje, e deri tek bizneset, kryesisht ato të vogla.

“Pandemia e koronavirusit, e cila pasoi me një mbyllje totale të vendit, ka sjellë një ulje të nivelit të ekonomisë në vend. Mirëpo marrja e masave ndaj pandemisë e cila pasoi me një hapje graduale të vendit, ka krijuar premisa për rikuperim. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

Përshkallëzimi mëtejshëm i goditjes, do të kërkojë një rritje të stimulit monetar kombëtar. Pandemia ka sjellë goditje të rëndë për ekonominë shqiptare, si në nivel mikro dhe atë makro.

Ekonomia jonë u kontraktua 2.5% në 3 mujorin e parë të 2020. Pati tkurrje të investimeve dhe ngadalësim të konsumit privat. Në nivel makro, ekonomia shënoi rritje të lehtë në 3 mujorin e dytë. Është ulur niveli i punësimit. Në nivel mikro, ekonomia në lidhje me dhënien e kërkesës dhe shitjeve ka sjellë probleme si pasojë e tkurrjes së të ardhurave personale dhe familjare.

Aktiviteti ekonomik në vend ka shënuar pikën e ngadalësimit në 3 mujorin e dytë, do mbetet me nivel negativ edhe në 3 mujorin në vazhdim, dhe pritet të ketë rikuperim në vitin 2021”, tha Sejko.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303