15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Pantera e zezë vidhet nga kopshti zoologjik ku mbahej

Një panterë e zezë, e kapur javën e kaluar duke u endur në çatitë e banesave në një qytet në veri të Francës, është vjedhur nga kopshti zoologjik ku po mbahej.

Punonjësit e kopshti zoologjik gjetën të dëmtuar derën e ambientit ku mbahej kafsha, kur mbërritën në punë të martën.

Të mërkurën e kaluar, banorët e Armentières u befasuan kur panë panterën duke ecur në çatitë e banesave.

Kafsha, një femër 6 muajshe, u kap nga zjarrfikësit pasi u arratis nga shtëpia e pronarit të saj.

Një veteriner arriti ta qetësonte me një shigjetë. Pantera me peshë rreth 20 kg, u transferua më pas në kopshtin zoologjik Maubeuge.

Ajo mbahej si kafshë shtëpiake nga pronari i saj dhe nuk ishte agresive, tha  Kader Laghouati nga organizata e Mbrojtjes së Kafshëve në Lille.

Ndërsa raportohet se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pronari i panterës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, tani po kërkohet nga autoritetet franceze për rrezikimin e jetës së banorëve lokalë.

Ndërsa po hetohet zhdukja e panterës nga kopshti zoologjik.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat