fbpx

Panuçi ndryshon listën, largohen dy lojtarë

shqiperia.jpg

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të para për eliminatoret e Euro 2020, kundër Turqisë dhe Andorrës.

Trajneri Kristian Panuçi ka bërë ndryshime në listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje.  Pas lënies jashtë të Tomas Strakoshës, me përfaqësuesen është ftuar portieri i Laçit, Gentian Selmani.

Për shkak të dëmtimeve janë lënë jashtë, Andi Lila dhe Egzon Binaku. Për të zëvendësuar këto dy lojtarë, Panuçi ka thirrur Keidi Bare dhe Ylber Ramadani.

Me skuadrën është bashkuar edhe Kastriot Dermaku, pasi trajneri kërkon të ketë sa më shumë zgjedhje në mbrojtje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303