Trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Turqinë, në kuadër të eleminatoreve Euro 2020.
Ai ka thënë se do të bëjnë gjithçka për të fituar ndeshjen me Turqinë.
” Jam i bindur se në eliminatore do të bëjmë diçka, jam i kënaqur me grupin e lojtarëve. Do ia dalim shumë mirë me Turqinë. Kam besim tek ekipi im, nëse qëndrojmë pozitivë mund t`ia dalim. Sa i takon qasje, patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Por jo mënyrën e lojën, kjo nuk bëhet fjalë. Fatmirësisht kemi rikuperuar disa lojtarë. Ndaj diçka do ta ndryshojmë që nga ndeshja me Turqinë, mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, do ta shikojmë”, është shprehur Panucci.
Trajneri italian kërkon që sërish të preket Evropiani.
“Kemi presion sepse duam që të prekim sërish Evropianin. Në dy ndeshjet e radhës do të bëjmë ndryshime në mënyrën sesi do të luajmë”, u shpreh trajneri duke shprehur se ka besim te lojtarët e skuadrës.
Panucci u pyet edhe për zërat se Roma i ka bërë një ofertë trajnerit italian:
”Nuk më njihni akoma mirë. Nëse do të kisha marrë një ofertë do të kisha telefonuar menjëherë Dukën, sepse e respektoj kombëtaren shqiptare”-tha ai. /real-news.tv/

