Festë e çmendur në Selanik për triumfin e PAOK-ut në kampionatin vendas.
Tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre kishin pritur plot 34 vite për titullin kampion, që e siguruan në këtë sezon një javë para përfundimit të kampionatit, pasi mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 Levadhiakosin.
Skuadra ku spikati edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe (sot pjesë e Panathinaikosit), theu hegjemoninë e Olympiakosit dhe Panathinaikosit, që e kishin monopolizuar titullin prej disa dekadash.
https://twitter.com/i/status/1120040078410227713
https://www.facebook.com/PAOKFOOTBALL/videos/2228805093881221/