TË FUNDIT

Papa Françesku: Messi nuk është ‘Zot’

Papa Françesku është shprehur se bashkatdhetari i tij argjentinas,Lionel Messi nuk është ‘Zoti’ dhe nuk e kupton ende pse njerëzit i referohen si një i tillë.

Mesfushori i Barcelonës, Messi ka shënuar 31 gola, përfshirë edhe dy gola në fitoren 2-0 kundër derbit të Espanyol. Ai ka shënuar 16 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve duke ndihmuar Barcelonën të arrijë në çerekfinale.

Dhe Papa i pyetur nëse ishte përdhosje të thërrisnin fituesin 5 herë Topin e Artë, Messin ‘Zot’, ai u përgjigj: “Në teori është sakrilegj.”

“Ju nuk mund ta thoni këtë. Njerëzit thonë ai është ‘Zoti’ njësoj sikur thonë ‘Të adhuroj”. Ju duhet të adhuroni vetëm Zotin, është një shprehje që njerëzit përdorin. Ai është një Zot me topin në fushë. Sigurisht është një kënaqësi të shikosh Messin duke luajtur por ai nuk është Zoti,”-shtoi Papa./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat