TË FUNDIT

Paralajmërimi i grevës, Rama ironizon pedagogët

Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj po zhvillojnë një takim me studentët në konviktet e Mjekësisë.

Rama ka folur në lidhje me problematikat që studentët kanë pasur me bursat, ku ka theksuar se qeveria pret një listë nga sekretaritë e Fakulteteve.

Më tej, Rama i ka bërë thirrje studentëve që të kthehen në mësim, pa iu djegur viti akademik.

Shefi i qeverisë u ndal edhe te paralajmërimi i grevës së pedagogëve.

Rama i ka ironizuar ata duke i quajtur ‘Mark Markët’, për faktin se një nga ideatorët e grevës ka qenë pedagogu i gazetarisë, Mark Marku.

“Mark Markve duhet t’i bëni një pyetje, se kërkesat e studentëve lidhen me ata, me universitetin. Të gjitha këto që kërkoni ju duhet t’i bënin ata. Duhet t’i pyesni ata janë dakord për vlerësimin e titujve akademikë? E duan apo nuk e duan dhe jo të thonë po, por kur e duan e si i duan. Kush po i denigron pedagogët. Nuk kanë të drejtë studentët kur thonë që na shesin librat?!”, tha Rama.

Në lidhje me librat dhe titujt e pedagogëve, Rama tha: “Për titujt akademikë, për librat që ju shesin, librat mizerabël, po e morët përgjigjen më lajmëroni dhe mua dhe pastaj jam unë prapë fajtori, s’ka problem”./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/319046702054595/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat