fbpx

Parashikim shumë pesimist i drejtorit të Urgjencës: ja ç’pritet në korrik

Ndërkohë që shqiptarët presin një përmirësim të situatës së COVID-19 në vendin tonë, për ekspertët është krejt e kundërta.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve. “Ky rezultat që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat”, tha Brataj për A2.

Brataj u bën thirrje qytetarëve t’i përshtaten sjelljeve të reja, ndërsa bizneset të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në ambientet e mbyllura, mënyrë që t’i shpëtojmë infektimit, ndërsa sistemi shëndetësor kolapsit.