Parashikimi i motit, 19 korrik 2019

Sipas MeteoAlb, vendi mbetet nën kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellime dhe vranësira kalimtare do të vijojnë të mbeten dominonte. Por pas mesditës do të kemi një zhvillim të vranësirave në zonat malore, duke gjeneruar shira të izoluara.

Vetëm gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, sidomos ato malore, mund të shfaqet ndonjë reshje në formën e shtrëngatës, shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë pasditeve.

Në mbrëmje do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të jenë konstante në orët e para të ditës, por një rritje graduale do sjellin orët e mesditës, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 14 gradë celsius në mëngjes në maksimumi 36 gradë celsius në mesditë.

 

Temperaturat minimale dhe maksimale

Në bregdet: 18 / 30 °C

Në vendet e ulëta: 20 / 33 °C

Në vendet malore: 16 / 29 °C