Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore me origjinë nga kontinentale të cilat po influencojnë në territorin Shqipërisë.
Moti për ditën e sotme do të jetë kthjellime dhe me vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/18°C
Zonat e ulëta 11/29°C
Zonat bregdetare 15/28°C

