Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në Europën qendrore e cila do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot të stabilizuar.
Moti do të jetë me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore. Në alpe vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga reshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/33°C
Zonat e ulëta 19/38°C
Zonat bregdetare 21/34°C

