Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore në Evropën Veriore e cila po mban në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të stabilizuar.
Dita e fundit e Verës meteorologjike do të dominohet nga kthjellimet dhe prani të vranësirave kalimtare në ultësirën Perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 16/32°C
Zonat e ulëta 18/36°C
Zonat bregdetare 22/34°C

