Parashikimi i motit, e diel 31 Mars

Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të pakta  në zonat malore. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me larësi vale 1,0 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në Shqipëri.

Për pasojë: alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në zonat bregdetare por vranësira të shpeshta do të ketë ekstremi Verior.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë.

 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore      4/18°C

Zonat e  ulëta        4/24°C

Zonat  bregdetare 9/23°C