TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim e jugperëndim do të ketë shtim vranësirash, deri të dendura.
Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar dhe në formë shtrëngatash në zonën e Shkodrës dhe Vlorës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 3-12 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare do të ketë erë intensive dhe me rrahje deri në 20-25 m/s, çka do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 5-6 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/20 | re shi diell |
| Kukës | 7/19 | re diell |
| Lezhë | 7/19 | re shi diell |
| Dibër | 6/17 | re diell |
| Durrës | 9/21 | re diell |
| Tiranë | 9/22 | re diell |
| Elbasan | 9/22 | re diell |
| Berat | 7/23 | re diell |
| Vlorë | 11/23 | re shi diell |
| Korçë | 6/17 | re diell |
| Gjirokastër | 5/22 | re diell |
| Sarandë | 10/23 | re shi diell |

