Parashikimi i motit, e martë 12 mars 2019

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit.  Reshjet  me intensitet deri të lartë priten në qarkun e Shkodrës kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike do të ketë në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan e Vlorë.

Në orët e para të mëngjesit në zonën e Alpeve dhe Verilindje reshje të dendura dëbore. Duke nisur nga orët e mesditës reshjet e dëborës shtrihen në relievet malore në Lindje të vendit në lartësitë mbi 600-800 metër.

Pas mesdite reshjet e shiut dhe të dëborës  ndërpriten në pjesën veriperëndimore e qendrore të vendit për të mbetur vetëm në pjesën jugore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë e  vrullshme 2-15 m/sek nga kuadrati i veriut. Në qarkun e Shkodrës (Pukë, Mirditë) dhe në qarkun e Lezhës (Shëngjin) era do të jetë në formë stuhi ere 5-30m/sek.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/10 re shi rrufe
Kukës 1/6 re bore
Lezhë 6/11 re shi rrufe
Dibër 0/4 re bore
Durrës 5/13 shi diell
Tiranë 6/13 shi diell rrufe
Elbasan 4/11 shi diell
Berat 1/14 shi diell
Vlorë 5/14 shi diell rrufe
Korçë 0/6 re bore
Gjirokastër 1/11 shi diell
Sarandë 4/15 shi diell