Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë relieveve malore reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/18 | Re shi |
| Kukës | 5/14 | Re shi |
| Lezhë | 8/19 | Re shi |
| Dibër | 6/12 | Re shi |
| Durrës | 11/19 | Re shi |
| Tiranë | 11/19 | Re shi |
| Elbasan | 10/17 | Re shi |
| Berat | 6/19 | Re shi |
| Vlorë | 9/20 | Re pika shiu |
| Korçë | 6/16 | Re pika shiu |
| Gjirokastër | 6/18 | Re pika shiu |
| Sarandë | 12/21 | Re pika shiu |

