Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Në zonat malore do të rikthehen reshjet e borës. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 5 dhe lartësisë së valës 1,5 –2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -1/7°C
Zonat e ulëta 4/13°C
Zonat bregdetare 6/14°C /real-news.tv/

