Parashikimi i motit për sot, e hënë, 6 maj 2019

Vijon ndikimi e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtër shiu do të dominojnë gjatë paradites në zonat veriore dhe qendrore.

Ndërsa rajoni jugor do të vijoj nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.

Por pjesa e dyte e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të dobët edhe në këto zona.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.