Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme veri-perëndimore, të cilat do të ifluencojnë mot të relativisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të shtohen duke sjellë rreshje shiu në zonën veriore-veriperëndimore.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/28°C
Zonat e ulëta 15/33°C
Zonat bregdetare 20/29°C

