Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan, e cila do të influencojë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë rritje të temperaturave.
Moti do të mbetet me diell vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore dhe Jug të vendit.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/28°C
Zonat e ulëta 16/32°C
Zonat bregdetare 16/30°C
Kosova
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes deri në 30°C gradë Celsius në mesditë.

