Parashikimi i yjeve për sot, e hënë, 29 prill 2019

horoskopi1-1.jpg

Dashi

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e mirë sepse do të predominojë  pozitiviteti i Merkurit dhe deri diku i Afërditës në shenjë. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime të reja.

Demi

Sot është mirë që të tregoheni shumë të matur dhe shumë të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Mundohuni të mos qëndroni prapa të tjerëve.

Binjakët

Është një periudhë jo shumë e mirë kjo që po kaloni, por duhet të tregoheni të duruar, pasi është një situatë e përkohshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë e as optimizmi për t’ia dalë mbanë. .

Gaforrja

Për arsye se yjet në shenjën tuaj nuk janë në një pozicion favorizues për ju në aspektin ekonomik, do të ishte mirë që sot ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë.

Luani

Merkuri , duke qenë në një orbitë të favorshme, mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Polemikat e kota nuk ndihmojnë aspak për të ruajtur raportet me dikë.

Virgjëresha

Sinjale qëndrueshmërie në aspektin ekonomik vijnë nga Saturni që gradualisht do të bëhet dominues në shenjën tuaj. Kujdes, sepse mania për të pasur gjithçka mund t’ju rrezikojë shumë.

Peshorja

Tani duket se ka ardhur koha dhe momenti për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë shumë të çmuara për ju energjitë që ju vijnë nga Merkuri. Raportet me partnerin në rrugën e përmirësimit.

Akrepi

Qielli juaj sot është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në impenjimet e karakterit profesional ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Shëndeti me luhatje.

Shigjetari

Situatë tejet pozitive me yje një harmoni të tillë që e bëjnë atmosferën që ju rrethon mjaft të përshtatshme dhe kjo do të ketë efekte të tilla edhe në raportet ndërpersonale e në jetën çift.

Bricjapi

Edhe për ju ylli juaj i mirë është Merkuri, por nga ana tjetër duhet  të tregoheni shumë të matur dhe të hidhni nga një hap të vogël përpara. Dobësimin i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.

Ujori

Nën dominimin total të Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens të tillë sigurie dhe ngrohtësie  që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të jeni më të hapur me partnerin.

Peshqit

Duket se është dobësuar disi ndikimi i Marsit, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që stimulon ndjeshmërinë dhe sentimentalizmin tuaj. Ju këshillohet të tregoheni tolerantë me partnerin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303