fbpx

Paratë sjellin lumturi vetëm nëse keni më shumë se të tjerët

Screenshot_2-4.jpg

Një studim i ri thotë se paratë ju bëjnë të lumtur vetëm atëherë nëse keni më shumë se miqtë dhe fqinjët tuaj.

Kur bëhet fjalë për paratë, disa gjëra thuajse asnjëherë nuk ndryshojnë.

Në fakt, një studim i ri britanik tregon se paratë sjellin kënaqësi, vetëm nëse u vënë në pozitë superiore financiare në raport me miqtë dhe të afërmit tuaj.

Automjeti sportiv, shtëpia e madhe dhe puna që paguhet mirë, do t’u bëjnë të lumtur vetëm nëse njerëzit rreth jush kanë më pak se ju, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e studimit pohojnë se për shkak të situatës më të mirë materiale, gjithnjë e më shumë njerëz qëndrojnë më gjatë në punë dhe mundohen të fitojmë më shumë para.

Megjithatë, ekspertët thonë se sjellja e këtillë çon deri te pakënaqësia e vazhdueshme.

Fatkeqësisht, duke vrapuar pas parasë dhe standardit më të mirë jetësor, njerëzit kanë harruar raportet ndërnjerëzore dhe si pasojë e kësaj vjen deri te numri më i madh i lidhjeve jo të mira dhe ndarjes së çifteve.

Ekspertët thonë se njerëzit do të jenë të lumtur vetëm atëherë kur jeta private dhe puna janë në baraspeshë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303