TË FUNDIT

Parlamenti britanik vendos: Jo Brexit pa marrëveshje

Në një seancë të mbushur me debate, parlamenti britanik ka mbështetur  aktin që ndalon me ligj daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

Kjo lëvizje mund të detyrojë kryeministrin Johnson t’i përmbahet deklaratës së tij, të kërkojë zgjedhje të parakohshme më 15 tetor.

Ky ligj u miratua me votat e ligjvënësve të opozitës dhe një pjesë të deputetëve konservatorë, duke kaluar me 329 vota pro dhe 300 kundër.

Nëse ky ligj kalon dhe në votimin e dytë, atëherë ai do të detyrojë kryeministrin për zgjatjen e afatit të Brexit përtej 31 tetorit nëse nuk arrihet një marrëveshje me Bashkimin Evropian.

Ende nuk dihet se si do t’i përgjigjet BE-ja këtij zhvillimi të fundit në Britani.

Kujtojmë që BE ka deklaruar se nuk do të ri-negociojë marrëveshjen e arritur me ish-kryeministren Theresa May, marrëveshje e cila është rrëzuar tri herë nga parlamenti britanik./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat