Partia Demokratike zyrtarizoi sot koalicionin opozitar, e cila ka firmosur edhe një marrëveshje me 10 pika.
Me koalicionin e PD-së u bashkuan partitë kryesore të opozitës që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme nëpërmjet një qeverie transitore me mandat të posaçëm.
Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.
Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:
- Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend
- Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
- Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri transitore me mandat të posaçëm
- Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale
- Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin
6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit
- Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia
- Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar
- Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore
- Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare

