Pas akuzave për përdhunim të Michael Jackson, Daily Mail publikon për herë të parë videon ku ai pyetet për përdhunimin.
I vendosur përballë kamerës ai pyetet nga avokatët e tij për abuzimin seksual të fëmijëve.
Përgjigja dhe reagimi i tij janë vërtet të frikshme dhe të çuditshme.

Në atë kohë Michael ishte vetëm 37 vjeç, ai duket mjaft nervoz dhe shpesh qesh.

Kjo video vjen si një dokumentar, i paraqitur në Festivalin e Filmit Sundance, që tregon ish-shoqëruesit e tij fëmijë, Wade Robson dhe James Safechuck, që pretendojnë se ylli i përdhunoi dhe abuzonte seksualisht gjatë kohës që flinin në fermën e tij në Neverland.


Robson dhe Safechuck tregojnë detajet se, Jackson i lante para se të nisnin aktet seksuale.
Kur u pyet lidhur me këtë ngjarje gjatë videos, ikona e muzikës tund kokën në formë mohimi dhe nis të qeshë.
“Në dijeninë tënde, a je akuzuar ndonjëherë për nagcmim seksual nga Macaulay?”, i thotë avokati.
Avokati e pyeti nëse kjo është një mënyrë për mos t’iu përgjigjur, por nuk mori asnjë reagim nga këngëtari.
Më pas ai shikon kamerën dhe fillon të qeshë pa asnjë arsye.
“Jam një amerikan me ngjyrë dhe jam krenar, jam i nderuar për këtë. Zbardhja e lëkurës është një thashethem, nuk e kam zbardhur ngjyrën e lëkurës. Nuk jam homoseksual. Mos e gjyko një person derisa të kesh folur me të privatisht, që është e vërtetë”.
Më pas ai bën një paralelizëm me Jezusin:
“Jezusi tha që t’i duam fëmijët dhe të bëhemi si ata, të rinj, të pafajshëm dhe të nderuar. Ai e rrethonte gjithmonë veten me fëmijë dhe kështu u rrita dhe unë, që të jem ashtu”.
Për më tepër ndiqni videon:
/Real-news.tv
Burimi:Daily Mail

