Pas 26 vitesh Partizani ngre titullin

26 vitet e pritjes morën fund këtë pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi”, kur kapiteni Alban Hoxha ngriti lart edhe zyrtarisht titullin kampion të fituar me meritë të plotë nga Partizani.

Nën një atmosferë elektrizuese dhe mes tifozëve të shumtë të skuadrës së kuqe, u zhvillua edhe ceremonia për nder të kampionëve, të cilët parakaluan të gjithë me radhë, deri kur erdhi momenti për të ngritur lart kupën.

Ky titull për Partizanin vjen pas plot 26 vitesh, gjatë të cilave klubi ka kaluar peripeci dhe vështirësi të shumta, por që tashmë duket se është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në nivelet ku e ka vendin.