Nënë Mariana është një tjetër paciente e cila ka mposhtur tashmë Covid-19.
Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo tregon përballjen me koronavirusin.
“Temperatura pas 3-4 ditësh filloi të rritej dhe u shtua një kollë e fortë. U detyrova të bëja skanerin e dytë. Kur bëra skanerin e dytë mjeku pa që isha përkeqësuar. Menjëherë morën 127 dhe më shtruan në spital. Në spital më bënë të gjitha procedurat e COVID-19. Kisha një kujdes maksimal”, tregon ajo.
Më tej, ajo ka falënderime edhe për mjekët
“Kam qarë”,- tregon ajo, ndërsa shton: “Nuk kam fjalë për ti falënderuar mjekët sepse më erdhi jeta për herë të dytë”.
Sakaq ministrja Manastirliu bashkangjitur videos, shkruan: “Kjo është nënë Mariana që kthehet në shtëpi e shëruar dhe thotë këto fjalë zemre për mjekët dhe infermierët që i shërbyen në spitalin infektiv. Prej 6 muajsh heronjtë e heshtur vijojnë përballjen me virusin e rrezikshëm, ditë-natë, për të shpëtuar jetë!”
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2414270548877658/?t=0&v=2414270548877658

