Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u infektua me koronavirus. Mirëpo, deri më tani ai nuk ka shfaqur asnjë komplikacion si dhe është vetëkarantinuar.
Nga ana tjetër, mësohet se është infektuar me Covid-19 shefi i komisariatit të Gjirokastrës, Besnik Lila. Deri tani gjendja shëndetësore e tyre paraqitet stabël.

