23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Pas Liverpool, Strakosha në radarët e një tjetër gjigandi

spot_img

Gardiani kuqezi i Lazios, Thomas Strakosha ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij në vitet e fundit.

Ai konsiderohet nga analistët si një nga portierët më të mirë në Serie A, por edhe në botë për moshën e tij.

Në merkaton e shkuar verore, u përfol se Liverpool kishin kërkuar shërbimet e tij. Në lajmet e gazetave thuhej se anglezët kishin ofruar 20 milion euro për shqiptarin.

Ndërkohë mediat italiane sot kanë dalë me një lajm të bujshëm në lidhje me Strakoshën. “Calciomercato.com”, raporton se gardiani shqiptar po monitorohet nga Tottenham, pasi shihet si zëvendësuesi ideal për Hugo Lloris.

Gjithashtu në artikull thuhet se Lazio nuk ka ndërmend ta lërë të lirë shqiptarin, pasi ai është një nga bazat e së ardhmes.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat