fbpx

Pas SHBA, edhe Rusia tërhiqet nga Traktati i Armëve Bërthamore

putin-on-INF.jpg

Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, pas vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar atë.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të zhvillojë raketa të ndaluara më parë sipas kushteve të saj.

“E jona do të jetë një kundërpërgjigje. Partnerët tanë amerikanë thanë se do t’i pezullojnë obligimet e tyre me Traktatin dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë” tha presidenti Vladimir Putin në Moskë të shtunën.

Ata thanë se po bëjnë kërkime dhe testime, (mbi armët e reja) dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë” tha Putin gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov dhe ministrin e Mbrojtjes Sergey Shoigu.

Dje Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni do ta njoftojë zyrtarisht Moskën se SHBA-ja do të tërhiqet nga traktati për gjashtë muaj.

Nënshkruar në vitin 1987 nga Presidenti Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov, traktati “kërkonte shkatërrimin e raketave balistike dhe raketave detare me distanca prej 500 deri në 5,500 kilometra, hedhësit e tyre dhe strukturat e mbështetjes shoqëruese dhe pajisjet mbështetëse”.

“Rusia ka shkelur traktatin për vite me radhë”, tha dje Pompeo por Rusia e mohon.

Megjithatë, Rusia e la derën të hapur për negociata.

“Të gjitha propozimet tona në këtë sferë, si më parë, mbeten në tryezë, dyert për bisedime janë të hapura,” shtoi Putin./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303