Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit, theksoi se është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Mesazhi i Bashës:
10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë 🇺🇸&🇪🇺, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.


