Pashkët, besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit

‘Krishti u Ngjall’!

Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e sotme pashkët në të gjithë botës.

Në mesnatë, besimtarët ndezën qirinjtë në kisha dhe kremtuan ngjalljen e Krishtit, që simbolizon shpresën, rilindjen dhe besimin në zot.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët ditën e sotme: ‘Gëzuar të gjithë vëllezërve në Krishtin, Anastasi, Anesti, Paskali, Zoi, që mbajnë emrin dhe festojnë në nderim të Ngjalljes së Krishtit’!

Sa i takon traditës së pashkës ortodokse, karakteristikë e saj është pikërisht veza e kuqë, që simbolizon gjakun dhe sakrificën e Krishtit.

Gjithashtu, një simbolikë tjetër e vezës së kuqe është edhe fitorja apo gëzimi në jetë.

Sa i takon ushqimit, mishi i qengjit është padyshim pjesë kryesore e tryezës./real-news.tv