fbpx

Pasi Evropa i mbylli dyert Shqipërisë, Rusia hidhet në “sulm”

a-9-770x433-600x360.jpg

Pak kohë më parë vendet e Bashkimit Evropian i thanë “jo” hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Francës që ishte e para që vendosi veton, Shqipëria ka probleme të mëdha me çështjen e azilantëve dhe korrupsionit.

Por duket se refuzimi i Evropës për këto vende, hap një tjetër shteg të cilin edhe më herët Amerika e kishte përmendur, ofertat nga Rusia.

Dhe pikërisht kështu po ndodh.

Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU) ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore që t’i bashkohen këtij grupimi.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do kenë më shumë benefitë në këtë organizëm sesa në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE. Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë vënë në akull nga Brukseli mund të kenë më shumë benefite në EEU”, tha diplomati rus.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303