Dy efektivë të Forcave Shqiponja në Gjirokastër janë infektuar me Covid-19. Bëhet me dije se një javë më parë u infektuan disa kolegë të tyret.
Sakaq, nuk dihet gjendja shëndetësore e të prekurve.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 420 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.399.

