Koreografi Albi Nako dhe balerina e prezantuesja e motit, Alba Hoxha janë përfolur për ndarje kohët e fundit. Në media u shkruajt se shkak i ndarjes së çiftit ishin bërë prindërit e tyre të cilët nuk ishin dakort për këtë lidhje.
Edhe Alba ditën e sotme kur u pyet nga fansat, deklaroi se është beqare.
Megjithatë siç duket këto kanë qenë thjesht thashetheme, sepse Albi dhe Alba vazhdojnë të jenë së bashku.
Dyshja është fotografuarnë një restorant teksa darkonin dhe bisedonin.

Në fotot e publikuara Albi dhe Alba shfaqen të veshur sportiv teksa duket se është balerina ajo që po i tregon diçka ndërsa koreografi e dëgjon me vëmendje.


