fbpx

“Pasojat mund të jenë fatale”. Manastirliu jep njoftimin: Këtë javë pritet rritje e të infektuarve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se këtë javë mund të ketë rritje të personave të prekur nga koronavirusi. Ajo theksoi se nëse nuk respektohen masat e marra, pasojat mund të jenë fatale.

 “Kemi marrë sigurisht masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ne kemi identifikuar pacientin zero më datë 8 mars dhe sot jemi në kushtet kur të identifikuarit janë të hospitalizuar. Kësaj jave mund te kemi rritje peronash të infektuar, por ndoshta edhe javës tjetër. Projeksionet ndoshta nuk janë 100 përqind të sakta, por janë parashikime që janë të vlefshme. Masat që kemi marrë urojmë që të ulin kurbën e rasteve.

Masat do të zgjaten në kohë dhe do merren sipas ecurisë së kurbës. Qytetarët ka shumë rëndësi që të izolohen dhe të lajnë duart si dhe të marrin ata masa, që ne kemi thënë. Nëse nuk merren masa, pasojat mund të jenë fatale. Të gjithë pacientëve, edhe atyre që kanë humbur jetën, iu është dhënë ndihma”, tha Manastirliu.