Patozi tregon çfarë është Bindja Demokratike

Astrit Patozi ka treguar në Opinion se çfarë kërkon të arrija partia më e re, Bindja Demokratike. Sipas tij me këtë parti qytetarët do kërkojnë të mos i binden kryeministrit apo kryetarit të partisë. “Ka një domethënie e cila do të jetë dhe slogani i kësaj force politike. Bindja Demokratike do të thotë që kjo shoqëri sipas nesh ka nevojë që të ketë një bindje demokratike të ndryshojë rendin e gjerave. Shqipëria sot është një gjysmë demokraci. Ne pretendojmë që qytetarët nuk duhet t’i binden kryeministrit, kryetarit të partisë”, tha Patozi.

I pyetur për të kaluar e themeluesve të kësaj partie si pjesë e PD-së, ai tha: Secili prej nesh është i gatshëm të marrë përsipër për përgjegjësitë që ka patur në politikë. Unë jam një njeri me të mirat dhe të metat e veta.

Blendi Fevziu: Ka emra që kanë qenë ushtar të bindur…

Astrit Patozi: Unë jam i qetë, kurrë nuk kam qenë ushtar i bindur. Dhe nëse ka aga ata që kanë qenë, secili prej nesh ka mundësi të reflektojë. /Opinion.al