fbpx

PD bën denoncimin në polici, Këlliçi dhe Zhupa padisin: Rama dhe Veliaj, autorët e…

Screenshot_1-10.jpg

Nga Drejtoria e Policisë së Tiranë, Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi dhe zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa kanë bërë të ditur se kanë depozituar në Policinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj personave/punonjës të landfillit të Sharrës për kërcënim dhe shantazh gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Këlliçi dhe Zhupa kanë akuzuar Ramën e Veliajn se janë autorët e këtij sulmi ndaj tyre.

“Siç ju kemi bërë me dije, jemi këtu tek Policia e Tiranës së bashku me Ina Zhupën, zëdhënësen e PD, për të bërë një kallëzim, për shantazhim dhe kërcënim në kryerjen e detyrës tonë.

Siç u bë e ditur sot, me pamje filmike, zë e figurë, ne jemi penguar në detyrën tonë, për të bërë një denoncim në të mirë të publikut.

Persona të paidentifikuar na kanë ardhur sot dhe na kanë kërcënuar për tu larguar nga territori i landfillit të Sharrës, një skenë krimi, ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17-vjeçar, Ardit Gjoklaj dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë njeri të ndaluar.

Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në bashkëpunim me Arben Ahmetajn se do të na stepin dhe shantazhojnë, ta dinë se e kanë të kotë”, ka thënë Këlliçi.

“Ne denoncuar agresionin që ka ndodhur sot në landfillin e Sharrës. Ne kemi marrë përsipër për të bërë publike pamje e fakte nga ky landifill. Inskenimi i sotëm me sulme ndaj opozitës ishte drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Rama e Veliajt nuk duan që qytetarët të mësojnë se kush janë pronarët e incineratorëve, ku shkojnë taksat dhe u jepen pronarët pa emër.

Rama e Veliaj kanë frikë nga e vërteta që fshihet pas atyre incineratorëve. Ata bëjnë mirë që kanë frikë, sepse nesër do të hetohen për zhdukjen e 75 milionë eurove, që janë dhënë në emër të pronarëve të paemërt që janë në parajsa fiskalen.

Ne çdo ditë do të informojmë publikun se ku shkojnë taksat e tyre”, është shprehur Zhupa.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303