fbpx

PD denoncon sot një tjetër kryebashkiak të PS-së

1-32.jpg

Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, mesa duket nuk janë të vetmit kryebashkiak që do të sulmohen nga PD.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sot do të publikohen dokumente nga Partia Demokratike për Mark Babanin, kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se Mark Babani është i dënuar dhe nesër Partia Demokratike pritet të dal në një deklaratë urgjente.

Do të jetë sërish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ai që do të bëjë publike dokumentet për të.

Partia Demokratike denoncimin me dokumente për kryebashkiakët e ka nisur me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit.

PD publikoi disa dokumente që sipas saj Pjetri ishte dënuar në Itali dhe pas kësaj ky i fundit u përjashtua nga PS.

Ndërkohë që ende nuk ishte shuar jehona për Pjetrin, PD nisi betejën kundër Agim Kajmakut.

Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë vendimet e gjykatës greke që kanë dënuar kreun e Vorës.

Kajmaku nga ana tjetër nuk ka dhënë dorëheqjen dhe i mohon akuzat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303